TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat sot ku një makinë ka rënë në lumin Osum dhe si pasojë kanë humbur jetën nëna dhe djali i saj i mitur.
Policia bëri me dije se aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Ura e re”, ku shtetasja me inicialet K. Xh., ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë në lumë.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.