AKTUALITET, 27 Qershor 2022, 15:21

“Është jetike të minimizohet dhënia e koncesioneve”, Meta: Po jepen në mënyrë korruptive dhe klienteliste

“Është jetike të minimizohet dhënia e

Presidenti Ilir Meta shkruan në rrjetet sociale se, koncesionet dhe PPP-të po dëshmojnë dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste, referuar një shkrimi të botuar sot në revistën “Monitor”.

Kreu i Shtetit thekson se është “jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera”.

Postimi i Metës:

Koncensionet dhe PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste.
Këtë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve.

Fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike.

Këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërisht për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik.

Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera.