AKTUALITET, 29 Prill 2023, 09:31

Tiranë, sherr mes tetë personave përballë një lokali, të rinjtë përleshen me njëri-tjetrin

Tiranë, sherr mes tetë personave përballë një lokali,

Një sherr mes tetë të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit përballë një lokali në afërsi të spitalit Nënë Tereza në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit ku janë përplasur dy grupe të rinjsh dhe njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pa pasoja në njerëz.

Shkak për përplasjen mes tyre mësohet të jetë bërë fakti se njëri nga djemtë dyshohet se ka ngacmuar të afërmen e një pjesëtari nga grupi tjetër.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka bërë të mundur shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.