AKTUALITET, 28 Prill 2023, 22:15

Kosto e jetesës, problemi kryesor në bashkinë e Tiranës/ Shumica e qytetarëve: Duhet debat Veliaj-Këlliçi (SONDAZHI)

Kosto e jetesës, problemi kryesor në bashkinë e Tiranës/

Barometri në Euronews Albania ka pyetuar qytetarët e Tiranës për problemet kryesore të qytetit. 32.6% e kryeqytetasve mendojnë se problemi kryesore janë kostot e jetesës, 28.2% e qytetarëve mendojnë se problem kryesorë është trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik.

Për 19.1% të qytetarëve problem kryesorë është ndotja ndërsa për 16.2% problem është infrastruktura rrugore.

12.8% e qytetarëve shohin si problem kryesorë hapsirat publike, 12.6% thonë papunësia, 11.9% densiteti i ndërtimeve dhe 11.7% mbipopullimi.

Nga ana tjetër për 11.2% të qytetarëve të Tiranës është problem kryesor uji i pijshëm dhe kanalizimet, për 9.6% është korrupsioni, për 8.6% është transporti publik, për 7.5% hapësira publike, për 7.2 Ekonomia dhe për 5.4% janë problem kryesorë taksat lokale.

Por kjo krahasuar me tre muaj me parë kjo renditje ndryshon në vend të parë si problem kryesor atëherë ishte trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik me 30.3% pasuar nga infrastruktura rrugore me 26%, ndotja me 25%, kostoja e jetesës me 24.7%, uji i pijshëm me 19.7%, ndërtimet 17.3%, hapësirat publike me 14.2%, parkimet me 7.5%, papunësia me 6.7%, pastërtia me 6.2% dhe rrogat e pensionet e ulëta me 6.1%

Kostoja e jetesës është një problem i shtuar për qytetarët e Tiranës nga 24.7% që ishte në shkurt, në mars ka shkuar 33.3% dhe në Prill 32.6%.

Trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik është një problematik që është rritur nga shkurti ku ishte 30.3% në 38.6% në mars por ka pasur një rënie në prill në 28.2%.

Ndotja e mjedisit është një problem që ka pësuar një ulje nga shkurti ku ishte 25% në 14% në mars dhe në prill ka pasur një rritje në 19.1%.

Infrastruktura rrugore është një nga problemet që ka pësuar një zbritje nga shkurti që ishte 26% në 23.8% në mars dhe në 16.2% në prill.

Hapësirat publike dhe parqet janë një problem që në 3 muajt e fundit ka pasur ndryshime nga 14.2% në shkurt në 17.3% në mars dhe në prill ka pasur një rënie në 12.8%.

Shumica duan debat mes kandidatëve

69.6% e kryeqytetasve duan të shohin një debat publik mes kandidatëve Veliaj dhe Këlliçi dhe 14.6% nuk duan.

Qytetarët që duan më së shumti të shohin një përballje mes kandidatëve janë votuesit e majtë me 76.1% pasuar nga votuesit e djathtë me 71.8% dhe të pa identifikuarit politikisht me 51.2%.

Ata që nuk duan të shohin një debat publik janë më shumë votues të pa identifikuar politikisht pasuar nga votuesit e majtë me 13.8% dhe votuesit e djathtë me 12.2%.

Pjesëmarrja në zgjedhje

85.3% e qytetarëve janë përgjigjur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit dhe 13.5% e qytetarëve të Tiranës nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Dëshira për të marrë pjesë në zgjedhje është rritur në tre muaj nga 81.2% që ishin në shkurt në 81.8% në mars dhe ka shkuar në 85.3% në prill.

Numri i qytetarëve që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje është ulur nga 15.4% në shkurt në 15.6% në mars dhe në prill ka shkuar 13.5%.

Më shumë meshkuj nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit me 16.7% ndërsa tek ata që nuk do të vijnë në zgjedhje 10.3% janë femra.

Kur i shohim sipas grup moshës ata që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje më shumë janë të rijnë 18-24 vjeç pasuar nga grup mosha 35-44 vjeç me 17% dhe 45-54 vjeç me 16.6%.

Ndërsa ndarja sipas pozicionit gjeografik më shumë tek qytetarët që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje janë të zonës urbane me 14.7% ndërsa zonat periferike me 8.1%.

Kur i shohim sipas ndarjes politike ata që nuk do të votojnë në 14 maj janë 40.1% të pa identifikuar politikisht, 7.8% demokrat dhe 6.6% socialistë.