AKTUALITET, 28 Prill 2023, 21:04

Aishe Haklaj flet pas dëshmisë 12 orëshe në SPAK: Kam ende besim te drejtësia

Aishe Haklaj flet pas dëshmisë 12 orëshe në SPAK: Kam ende
Aishe Haklaj

Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj u paraqit sot në SPAK, ku është marrë në pyetje prej gati 12 orësh nga prokurorët e posaçëm.

Prej orës 8:00 ajo ka dëshmuar lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.

Pas dëshmisë Aishe Haklaj nuk foli gjatë për mediat dhe tha se familja e saj ende ka besim te drejtësia dhe te dy institucionet e reja të sistemit SPAK dhe GJKKO. E pyetur për dhunimin e varreve të familjarëve të saj, Aishe Haklaj tha se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe interesimit të gazetarëve nëse do të pyeten edhe familjarë të tjetër iu përgjigj se nuk kishte dijeni.

“Me gjithë respektin e madh për mediat që keni kryer detyrën tuaj dhe keni qenë pushteti i vetëm të cilët kemi mundur t’i drejtohemi deri tani. Besimi ynë është ende në SPAK dhe GJKKO. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka duhet të ruhet. Ne kemi këtu njeriun e besuar të familjes, avokatin Idajet Beqiri që ndoshta do t’ju japë më shumë”, tha Aishe Haklaj.

Nuk dihet shkaku ende shkaku zyrtar i thirrjes së saj pranë ambienteve të institucionit, por mësohet se motra e Haklajve ka pasur një fletë-thirrje në kuadër të një hetimi.

Dyshohet se ajo është marrë në pyetje për kallëzimin që ka bërë për Sali Berishën dhe 14 persona të tjerë, që sipas saj kanë marrë pjesë në ekzekutimin e katër vëllezërve të saj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.