TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në Greqi, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”, tha se Greqia është një partnere e rëndësishme e Shqipërisë, teksa cilësoi sipas tij dy situata të vështira që Shqipëria ka patur me shtetin fqinj.
Njëra sipas Ramës është mosëmarrëveshja për kufijtë detarë dhe situata e vështirë që ka kaluar Greqia për shkak të krizës financiare.
“Gjatë ushtrimit të detyrës sime ne kemi pasur dy situata të vështira. Njëra në marrëdhëniet tona dy palëshe është shkaktuar si rezultat i mosmarrëveshjeve për kufijtë detarë, e cila ka përfunduar në Hagë. E dyta ka të bëjë me situatën e vështirë që ka kaluar Greqia për shkak të krizës financiare dhe e ka mbyllur Greqinë në raport me rajonin. Që prej disa vitesh, Greqia është kthyer përsëri në rajon dhe kjo ka qenë diçka pozitive për të gjithë ne. Ne mund të punojmë shumë mirë, për shkak se Greqia është një partner strategjik”, u shpreh Rama.
Rama deklaroi se do të krijohet një Dhomë Tregtare mes dy vendeve në mënyrë që të rritet volumi tregtar.
“Vlera tregtare mes vendeve mund të rritet shumë dhe dhoma e tregtisë mund të ketë një ndikim shumë të madh. Mund të zgjerohen të gjitha fushat e tregtisë, gjithashtu nuk është shumë frymëzuese që të shikosh volumin e investimeve greke ndër vite. Greqia ka qenë një nga investitorët e parë që ka investuar në Shqipëri pas rënies së komunizmit”, tha ai.
Kryeministri foli edhe për anëtarësimin e vendit në BE, ku theksoi se forcimi i marrëdhënieve me Greqinë do të jetë i rëndësishëm për negociatat e vendit për aderimin në BE.
“Tani që Greqia është kthyer në rajon duhet të kapim ritmin dhe të përpiqemi të rikuperojmë sa është e mundur. Martesa është në rrugë e sipër dhe nuk e di si do të shkojë. Ne jemi shumë të dhënë pas kësaj historie dhe nuk do heqim dorë ansjëherë. Nëse BE-ja heq dorë është cështje tjetër. BE-ja është vendi i vetëm i shpresës për të ndërtuar një shtet demokratik, sipas kreut të qeverisë”, deklaroi Rama në Forumin Ekonomik.