AKTUALITET, 28 Prill 2023, 19:20

"Shoqëria shqiptare e ka tabu bisedën për marrëdhëniet seksuale", mjekët për rrezikun nga HIV/AIDS: Dominojnë moshat e reja, kanë turp të marrin masa

"Shoqëria shqiptare e ka tabu bisedën për

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po njohin rritje dita-ditës. Mjekët infeksionistë referojnë se shkaqet janë disa, por faktor kryesor mbetet se shoqëria shqiptare e ka ende tabu bisedën për marrëdhëniet seksuale.

“Ajo që evidentohet është ndryshimi i partnerëve seksual që është një faktor i rëndësishëm. Marrëdhëniet mes së njëjtës gjini, ulja e moshës se aktivitetit seksual, mungesa informacionit dhe në popullata që kanë informacion. Del problem tjetër mënyrat e transmetimit njihen vështirësia është e madhe se ekzistojnë tabu, nuk shkojnë të blejnë një prezervativ”,- theksoi Nevila Kryemadhi mjeke infeksioniste.

Me të prekur janë adoleshentët dhe të rinjtë. “Grupmosha është ulur, haset poshtë të 20-ave, kemi pacient 14 apo 15 vjeç si të infeksioneve gjenitale ashtu dhe HIV-AIDS”,- shton ajo.

Shqiptarët kanë turp të mbrohen por kur vjen puna te paraqitja te mjeku a vijnë faza të hershme apo dhe këtu kanë turp dhe vijnë vonë?

“Kryesisht vijnë vonë, e para se janë asimptomatikë dhe kjo bën të paraqitesh në forma të vona, dhe e dyta turpi i bën të vijnë në faza të vonshme kjo shihet te HIV-AIDS kur vijnë vonë".

Sëmundjet që përhapen me anë të marrëdhënieve të pambrojtura janë disa duke nisur nga infeksionet deri te HIV AIDS.

“HIV AIDS dominon, në numër pastaj fillojnë sifiliz, por ajo që thashë janë dhe sëmundjet bakteriale, klamidiaza, gonokoku, sëmundjet parazitare”,- theksoi ndër të tjera mjekja. Në klinikën e posaçme për sëmundjet seksualisht të transmetueshëm në Spitalin Infektiv paraqiten për këshillim mesatarisht 10 pacientë në ditë.