AKTUALITET, 29 Prill 2023, 08:29

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në veri të vendit.

Era do te fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Në zonat malore 1-17°C

Në zonat e ulëta  4-25°C

Në zonat bregdetare 9-25°C.