TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se BE dhe Shqipëria do të çojnë përpara bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Ai tha se Europol ka ndërmarrë shumë operacione të suksesshme në kohët e fundit ku pjesë ka qenë edhe Shqipëria. Ai vuri theksin në luftën kundër korrupsionit, krimeve mjedisore por edhe migracionit.
Kryediplomati tha se krimi mjedisor mund të jetë ndonjëherë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës. Soreca u shpreh se një tjetër problematikë është numri i lartë i aksidenteve rrugore.
“Unë jam shumë i kënaqur që ndodhem sot këtu. Ky takim ka potencialin për të përmirësuar përgjegjësinë dhe praninë e asistencës ndërkombëtare në Shqipëri. Jam i lumtur të mbështesim organizimin. Shqipëria dhe BE janë angazhuar në një dialog politik shumë të fortë dhe janë krijuar bashkëpunime në shumë fusha nga çështjet e zbatimit të ligjit. Do të çojmë përpara bashkëpunimin me Europolin.
Kemi operacione të përbashkëta të suksesshme dhe janë operacione ku ka marrë pjesë edhe Shqipëria në muajt e fundit. Duhet luftuar korrupsioni. Lidhur me qeverisjen vendore decentralizimi është zbatuar por duhet punuar edhe më tej. Bashkitë duhet të japin shërbime ndaj publikut.
Shqipëria ka zbatuar shumë nisma për sigurinë rrugore. Kjo tematikë është problematike. Kemi pasur numër të lartë aksidentesh rrugore. Do doja të fokusohesha në krimin mjedisor.
Nuk është krim pa viktima sepse krijohen krime ndaj mjedisit. Mund të jetë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës dhe shumë i vështirë për t’u identifikuar. Për migracionin, duhen përmirësuar standardet për luftimin e migracionit”, deklaroi Soreca.