AKTUALITET, 23 Nëntor 2021, 18:37

Nisin homazhet në nder të Huyeda El Saied në Tiranë. Artistja do të prehet në Luksemburg

Nisin homazhet në nder të Huyeda El Saied në Tiranë.

Artistja shqiptare Hueyda El Saied, ka ndërruar në moshën 46-vjeçare, pas betejës me një sëmundje.

 El Saied jetonte prej vitesh në Luksemburg me bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel. Ajo u shua mëngjesin e kësaj të marte në një spital të Luksemburgut.

Bëhet me dije se artistja do të prehet në Luksemburg dhe homazhet në nder të saj do të mbahen në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.

Të shumta kanë qenë reagimet ditën e sotme nga artistë dhe miq të saj, që nuk e besojnë dot ndarjen kaq të shpejtë nga jeta. El Saied ishte një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar. 

Nisin homazhet në nder të Huyeda El Saied në Tiranë.