TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar një histori që i ka ndodhur kur ka qenë në vendin fqinj, Greqi. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se njëherë kishte qenë bashkë me dhjetë persona të tjerë në Greqi dhe kishin humbur rrugën.
Gazetarja shtoi se e kishte kuptuar se ku ishin në momentin që kishte parë burgun nga ku ishte arratisur Alket Rizai.
“Kam humbur një herë rrugën në Greqi. Isha me gati dhjetë persona dhe përfunduam tek ky burgu. Isha unë që sapo pashë ato dritaret e dallova direkt dhe thashë, unë e di se ku jemi. Të gjithë më pyetën se ku jemi, dhe u thashë, ‘jemi në burgun ku u arratis Alket Rizai’ dhe aty vazhduam për të gjetur rrugën dhe për të vijuar në Janinë,”- tha Lala ndër të tjera.