AKTUALITET, 23 Nëntor 2021, 18:46

Humb jetën drejtuesi i motorit, pëson arrest kardiak në Shkodër–Koplik

Humb jetën drejtuesi i motorit, pëson arrest kardiak në

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Shkodrën me Koplikun.

Një motomjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë shtetasi me iniciale SH.S. (71 vjeç) ka humbur jetën.

Bëhet me dije se i moshuari ka ndërruar jetë nga arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ informacion paraprak

Më datë 23.11.2021, rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër – Koplik, një motomjet ka humbur kontrollin, për pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. S., 71 vjeç ka humbur jetën

Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i motomjetit të ketë pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ka humbur jetën pasi nga dalja nga rruga nuk ka pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit