AKTUALITET, 23 Nëntor 2021, 21:26

Manjani: Basha të bëjë transparencë me veten burrërisht, të testojë besimin e anëtarëve të PD-së!

Manjani: Basha të bëjë transparencë me veten

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin "A Show" në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Manjani theksoi se, Basha duhet të hapë garën për kryetar të PD-së, me qëllim që të shohë nëse votohet nga anëtarët e PD apo jo.

Ai shton se Basha ndoshta mund t’i shërbejë PD-së, qoftë edhe jo si kryetar i kësaj partie.

“Çështja është nëse Basha do rrijë apo do iki nga PD. Nëse Basha do që të rrijë në PD, duhet të ketë besimin e anëtarëve të Partisë Demokratike. Unë mendoj se Basha ka rol ende për të luajtur në PD, por jo detyrimisht si kryetar partie. Basha duhet të shpjegojë sjelljet e tij politike përpara demokratëve.

Demokratët kanë të drejtë t’i kërkojnë Bashës pse humb zgjedhjet. Basha duhet të bëjë transparencë me veten burrërisht. Basha po humb zgjedhje dhe këtë realitet a na e ndryshon Kuvendi i datës 18 dhjetor. Basha duhet të konfirmojë veten si kryetar, se politika ka nevojë për pak nevojë burrërie, se gënjeshtra nuk shkon përherë”, deklaroi Manjani.