AKTUALITET, 24 Nëntor 2021, 08:48

‘Ballkani i Hapur’ do të zhvillohet sot në Beograd, Edi Rama do ti bashkohet konferencës online

‘Ballkani i Hapur’ do të zhvillohet sot në Beograd, Edi

Ditën e sotme do të zhvillohet konferenca e radhës ‘Ballkani i Hapur”. Mbledhja pritet të mbahet në parlamentin Serb Beograd, ku do të marrin pjesë edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohen konferencës online.

Liderët e Ballkanit janë shprehur se kjo nismë synon stabilitetin, bashkëpunimin dhe prosperitetin në rajon.