TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dashuria për një vajzë ka bërë që një 34-vjeçar të konfliktohet me anëtarët e familjes së të resë, të cilët nuk ishin dakord për lidhjen e tyre.
Bëhet fjalë për shtetasin L.T, i cili u arrestua sot pasi qëlloi me armë zjarri në banesën e të dashurës, pasi kishte shkuar për ta "rrëmbyer" atë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Potam në Skrapar, ku 34- vjeçari kishte hyrë sot në banesën e shtetasit S.H dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në një nga muret e një prej dhomave të banesës, ku ndodheshin 4 pjesëtarët e familjes.
Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk ka prekur asnjë nga familjarët, që të tmerruar kanë njoftuar policinë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të tyre dhe Forcave të Posaçme Operacionale, u bë i mundur neutralizimi i autorit dhe arrestimi i tij.
Pas arrestimit të 34-vjeçarit, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarakë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të shpeshta mes autorit dhe pronarit të banesës, shtetasin S.H, 61-vjeç,i cili nuk ishte dakord me lidhjen që kishte pasur vajza e tij me të.