AKTUALITET, 22 Gusht 2023, 15:25

Plagoset rëndë minatori në Bulqizë

Plagoset rëndë minatori në Bulqizë
Foto ilustruese

Një minator ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në minierën e Bulqizës. 

Minatori nga Peshkopia, 60 vjeç, është aksidentuar në një prej galerive të minierës. Ai është marrë nga punonjësit e tjerë dhe është dërguar në spitalin e Peshkopisë, ndërkohë që sipas gazetarit Enver Doçi, nuk është njoftuar policia. 

Minatori më pas është nisur drejt Tiranës.  

Ndërkohë, Policia ka reaguar pas publikimit të lajmit në media, por duke dhënë shumë pak detaje për ngjarjen. 

"Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti". thuhet në njoftimin e policisë.