AKTUALITET, 16 Shkurt 2022, 10:54

Tensionet në Ukrainë/ Ambasadori Shkurov: Falenderoj shqiptarët dhe Metën për mbështetjen

Tensionet në Ukrainë/ Ambasadori Shkurov: Falenderoj shqiptarët
Ambasadori i Ukrainës

Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov ka falenderuar shqiptarët për mbështetjen që kanë treguar ndaj Ukrainës. Në fjalën e tij ai veçoi edhe presidentin Ilir Metën për mbështetjen e treguar. Po ashtu ai shtoi se nderi i Shqipërisë do të dëgjohet në ditët në vijim në Ukrainë, NATO dhe në OKB.

"Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen. Faleminderit dhe Presidentit Meta. Nderi i Shqipërisë do të dëgjohet në Ukrainë, NATO dhe OKB"- tha ambasadori.

Aktualisht Ukraina është në tensione për shkak të presionit nga Rusia. Aktualisht Rusia ka konfirmuar tërheqjen e disa trupave nga kufiri.