TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Dashnor Sula komentoi ngjarjet e sotme në Kuvend dhe tensionin me Gardën e cila nuk lejoi deputetët e PD të futeshin në sallën ku zhvillohej seanca plenare. Sula u shpreh se djegia e xhaketës sot në oborrin e Kuvendit, erdhi si pasojë e irritimit me gjithçka që po ndodhte. Ai tha se gjithë kjo që po bën opozita bëhet për qytetarët.
Deputeti demokrat tha se këta i trajtojnë deputetët si fundërrina. “Ku është parë kjo situatë kur gardisti shkon dhe prek deputeten, sikundër ndodhi sot me Elda Hotin? Unë dogja xhaketën time sot, mos u habisni që nesër të më çojnë në SPAK pse dogja xhaketën time”, tha Sula.
Ai tha se ne nuk po bëjmë kryengritje se ato bëhen me kallashnikov, ne po bëjmë protesta dhe kudo në protesta ka molotov. “Në Parlamentin Europian do të marrim gjithë pamjet filmike dhe do i çojmë atje dhe të shikohet sjellja e tyre. Nuk po i bëjmë për Berishën reagimet, situata u kthye në normalitet. Por PS rrëzoi Gjykatën Kushtetuese, çoi në burg edhe Salianjin, se nuk bëheshin këto për Berishën”, tha Sula.