TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Euro filloi trendin rënës ndaj dollarit amerikan para vendimit të Bankës Qendrore Europiane që do të shpallet të enjten. Kursi euro dollar ra me 3%, pasi monedha europiane arriti nivelin më të lartë në 15 muaj pak kohë më parë. Investitorët parashikojnë që Banka Qendrore Europiane të ulë normën e interesit me 0.25%.
Lëvizja e kundërt nga ana e bankës mund të shkaktojë një rikthim të euros dhe të rrisë yeldet e obligacioneve qeveritare të eurozonës. Vlera e monedhës europiane ndikohet nga një kombinim faktorësh të diktuar nga tregu. Elementët kryesorë përfshijnë pikërisht normat e interesit, inflacionin, ecurinë e ekonomisë si dhe stabilitetin politik dhe ekonomik. Dhe për ekonomistët, të gjithë këto faktorë duket se po ndikojnë ecurinë e euros që po nënçmohet së fundmi. Por, presion mbi monedhën europiane po ushtron forcimi I dollarit amerikan pas ecurisë më të mirë të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Optimizmi për një lehtësim të politikës monetare vjen pasi inflacioni në eurozonë zbriti në 1.8% në shtator, poshtë objektivit të bankës prej 2%. Megjithatë, politik bërësit e eurozonës janë të shqetësuar për vijueshmërinë e tij pasi sipas tyre çmimet e shërbimeve mund të shtyjnë inflacionin sërish në trend rritës. Shefja e Bankës Europiane Christine Lagarde deklaroi më herët se ky institucion do të vazhdojë të ndjekë një qasje në përputhje me të dhënat e ekonomisë. Sipas saj, normat e politikës monetare do të mbeten kufizuese për aq kohë sat ë jetë e nevojshme për të kthyer tërësisht inflacionin në objektivin e parashikuar.