AKTUALITET, 17 Tetor 2024, 14:42

Kishin kultivuar plantacion kanabisi, pranga dy shqiptarëve në Greqi

Kishin kultivuar plantacion kanabisi, pranga dy shqiptarëve në Greqi

Policia greke ka zbuluar një plantacion kanabisi me të paktën 6000 bimë. Ky është plantacioni i dytë i zbuluar brenda dy javësh. Sipas mediave greke, në prangat e policisë ranë kultivuesi kryesor dhe dy shqiptarë të cilët kujdeseshin për bimët.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e së mërkurës në një sipërfaqe prej 20 hektarësh ku kultivohej misër në zonën rurale “Pavlos” në Orchomenos. Pronar i plantacionit me misër ishte një grek nga Fthiotida. Por mes misrit ai kishte zgjedhur të kultivonte edhe hashash.

Shitja e kanabisit do të sillte mbi 12 milionë euro fitim. Në zonën e plantacionit u gjetën dy shqiptarët që kujdeseshin për kanabisin, ndërsa pak më vonë u arrestua edhe pronari i pronës. Hetimet paraprake për përfshirjen e personave të tjerë po vazhdojnë