TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të nxehta Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku vlera ekstreme priten në qarqet Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër 40 dhe mbi 40 gradë celsius.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera minimale në Ersekë deri në 41°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor duke krijuar
në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.