AKTUALITET, 10 Gusht 2024, 17:49

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve/ Gjekmarkaj nxehet nga “gafa” e administratës së Kuvendit

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Konferencën e

Projekt-deklarata e PDIU-së për heqjen e ligjit te luftës me Greqinë ishte nga ato raste të rralla ku politika hedh pas krahëve  ndasitë politike dhe bën votat bashkë.

Miratimi i dokumentit me 96 vota pro në seancë plenare  i parapriu  debati ne Konferencën e Kryetarëve më datë 7 korrik.

Top Channel ka siguruar procesverbalin e mbledhjes,  e cila për shkak të mungesës së kryeparlamentares u drejtua nga nënkryetari demokrat i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, i cili  u përball  me një situatë te pakëndshme pasi  administrata e Kuvendit i kishte ngatërruar rendin e ditës.

Agron Gjekmarkaj: Vijojmë me çështjen e parë të rendit të ditës. Siç jeni në dijeni, nga Grupi Parlamentar “Demokraci dhe Integrim” është depozituar kërkesa për miratimin e projektdeklaratës “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”…

Agron Gjekmarkaj: Po mirë, një ditë që drejtoj unë më shkruani gafa të tilla, pa sens?! Ju besova dhe i lexova, se zakonisht nuk i lexoj mirëfilli.

Pas tejkalimit te situatës fjalën e mori deputetja Mesila Doda, e cila foli për rendësinë e projektdellaratës së propozuar nga PDIU.

Mesila Doda: Përse e sjellim sot këtë deklaratë parlamentare?! Së pari, në planin e marrëdhënieve dypalëshe synohet ta sjellim dialogun midis dy vendeve tona në një terren konkret, në kërkesa që kanë vlerë reale dhe për ta nxjerrë dialogun nga çështje të sforcuara me natyrë propagandistike, që mund të ndërhyjnë në ditët tona.

Së dyti, përfshirja e Parlamentit është hera e parë që ndodh, por nëpërmjet diplomacisë parlamentare është një nxitje për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, për t’u dhënë fund sa më shpejt kësaj situate absurde dhe pasojave juridike që burojnë nga ky ligj. Edhe kërkesat që paraqiten, kanë bazë juridike, joterritoriale dhe as historike; të avancuara me rrugë demokratike, ato janë tërësisht legjitime.