TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, pasi Shqipëria siguroi medaljen e parë në histori në Lojërat Olimpike, falë mundësit Chermen Valiev.
Berisha shprehet se mundësi Valiev e meritoi medaljen dhe se arriti të nderojë Shqipërinë në Paris.
"Chermen Valiev, mundësi i ekipit tonë kombëtar, ka shkëlqyer në Lojrat Olimpike në Paris, duke fituar medalje Olimpike.
Ky sportist i jashtëzakonshëm ka nderuar Shqipërinë duke bërë histori, me një rezultat 6-2 përkundrejt mundësit tjetër të Taxhikistanit.
Urimet më të mira dhe mirënjohje për Valiev për medaljen e bronxit që meritoi", shkruan Berisha.