AKTUALITET, 10 Gusht 2024, 20:59

Edi Rama falenderon Valievin por edhe Fidel Yllin për medaljen e parë në Lojërat Olimpike

Edi Rama falenderon Valievin por edhe Fidel Yllin për medaljen e parë

Shqipëria ka arritur të sigurojë për herë të parë në histori një medalje në Lojërat Olimpike, me mundësin Chermen Valiev, që mori medaljen e bronzit. 

Lidhur me këtë ngjarje, që është shumë e zakonshme për vendet e tjera që janë "mbytur" me medalje, por e pazakontë për vendin tonë historikisht pa medalje, ka reaguar kryeministri Edi Rama, që suksesin e Valievit nuk ia faturon vetëm atij, por edhe kreut të KOKSH, Fidel Ylli. 

"Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit; për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës me flamurin kuqezi; si edhe për fillimin e një historie të re, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë. FALEMINDERIT KAMPION", shkruan Rama. 

Edi Rama falenderon Valievin por edhe Fidel Yllin për medaljen e parë