TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike si rezultat i pranisë së masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët me shtim vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës.
Në zonat malore të territorit këto vranësira do të shoqërohen me reshje. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era do të fryjë me shpejtësi 10m/s.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 18 deri 28°C, në zonat e ulëta 19 deri 33°C, në zonat bregdetare 23 deri 30°C.