AKTUALITET, 15 Janar 2023, 11:45

Meta mbështet doktorin e njohur për bashkinë juglindore: Maliqi meriton ndryshimin

Meta mbështet doktorin e njohur për bashkinë juglindore: Maliqi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbështet kandidaturën e mjekut të njohur Alfred Gega, ish-deputet, për bashkinë e Maliqit.

Meta shkruan se vlerat dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë qytetarëve janë një garanci e fortë për një Bashki vetëm në shërbim të tyre.

“Mjeku humanist, Dr.Alfred Gega i dalluar për profesionalizmin dhe përkushtimin e palodhur në shërbim të njerëzve në çdo orë të ditës dhe natës e meriton plotësisht mbështetjen për të qenë Kryebashkiaku i ardhshëm i Maliqit.

Vlerat dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë qytetarëve janë një garanci e fortë për një Bashki vetëm në shërbim të tyre.

Falënderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e bashkëpunimit dhe besimit në fitore.
Maliqi meriton Ndryshimin”, shkruan Meta.