AKTUALITET, 15 Janar 2023, 10:58

Aksidenti tek Ura e Mbrostarit, i riu që kishte marrë mjetin me qira nuk përgjigjet

Aksidenti tek Ura e Mbrostarit, i riu që kishte marrë mjetin me qira
Vendi i aksidentit

Burime policore pohojnë se makina, targa e të cilës është gjetur te Ura e Mbrostarit ku janë thyer parmakët e saj, nuk i ka ndaluar një postblloku policie tek Ura e Sheqit. Menjëherë komandanti i patrullës ka kryer njoftimin në sallën operative.

Në makinë kanë qënë më shumë se një person ndoshta dhe tre. Makina është marrë me qira nga Mateo Lika i cili ka tre ditë  që ka ardhur nga Gjermania. Deri tani GPS i makinës është i fikur gjithashtu edhe numri i celularit të të riut që e ka marrë me qira.

Grupi i parë i polumbarëve ka mbërritur në vendngjarje për të bërë kërkimet në lumin Seman, ku dyshohet se mund të ketë rënë makina me pasagjerët.

Fier/ Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur "Ura e Mbrostarit", janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.