AKTUALITET, 15 Janar 2023, 11:04

U bllokua në shpellë prej mbrëmjes së djeshme, shpëtohet 43-vjeçari. U nxorr nga RENEA

U bllokua në shpellë prej mbrëmjes së djeshme,

43-vjeçari A.D., që mbeti i bllokuar në shpellë prej mbrëmjes së djeshme në Gramsh është shpëtuar ditën e sotme.

Ai është nxjerrë nga shpella e Tërvollit nga një punonjës i RENEA-s, pas një operacioni shpëtimi që ka vijuar edhe përgjatë orëve të natës.

43-vjeçari dyshohet se kishte shkuar në këtë zonë prë kërkuar florinj, kur mbeti i bllokuar pasi ishte futur brenda shpellës me një litar.

Ai ka tentuar të dalë kur ka nisur të errësohet, por e ka pasur të pamundur dhe ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë.