AKTUALITET, 15 Janar 2023, 10:46

U bllokua mes shkëmbinjve të Gramshit, rinis operacioni i shpëtimit të 43-vjeçarit

U bllokua mes shkëmbinjve të Gramshit, rinis operacioni i

Nis operacioni për nxjerrjen e 43-vjeçarit në Gramsh, i cili mbeti i bllokuar në një zonë malore në kanionet e Holtës ku kishte shkuar si turist.

Operacioni u ndërpre mbrëmë për shkak të errësirës, teksa 43-vjeçari Andrea Dervishi i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e thepisur u zbrit në një vend më të sigurt për të kaluar natën, por nuk mundi të nxirrej. Sot do të vijojë operacioni për nxjerrjen e tij, ku do të marrin pjesë dhe forcat RENEA. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Dervishi ka qenë duke vizituar me miqtë e tij vendet turistike dhe ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve për shkak të terrenit të vështirë në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”.