AKTUALITET, 3 Mars 2024, 14:43

'Të shtunën futen dy banorë të rinj, Beqaj dhe Tigri!', ironia e fortë pas arrestimit të banorit në Big Brother

'Të shtunën futen dy banorë të rinj, Beqaj dhe
Liam Osmani dhe Edi Oga

Ka marrë dhenë menjëherë lajmi se Liam Osmani u arrestua brenda Big Brother VIP3, pasi ishte i dënuar ne 2 vite e gjashtë muaj burg për “mashtrim”.

Menjëherë pas arrestimit në rrjetet sociale ka nisur ironia, por edhe “meme-t”, për këtë ngjarje të pazakontë. Pasi nga natyra e emisioni supozohet se konkurrentët që bëhen pjesë e këtij “realityshow”, kalojnë nëpërmjet disa filtrave.

Në lidhje me këtë një ironi të fortë ka bërë edhe gazetari Edi Oga, i cili shkuan se të shtunën do të futet Ilir Begaj dhe Arben Ahmetaj.

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është nën masën “detyrim paraqitje” për aferën e sterilizimit, ndërsa ish-ministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, pasi është në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorit.

“Të shtunën futen dy banorë të rinj, Beqaj dhe Tigri!”, shkruan Oga.

Kujtojmë që pak më parë policia njoftoi se Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin janë futur në BBV3 dhe kanë ndaluar Liam Osmanin, i cili mbrëmë u bë pjesë e këtij realityshoë.

Policia njofton se Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.