AKTUALITET, 3 Mars 2024, 08:29

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë

Zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta duke gjeneruar herë pas-here; pika shiu do të paraqiten zonat  qëndrore.

Orët e pasdites; do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të motit, por gjatë natës sërish pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë sërish reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.