AKTUALITET, 3 Mars 2024, 11:08

Babë e bir humbën jetën në Lushnje, ja si paraqitet gjendja e të plagosurve! Eriselda Sefa: Nesër do të nisë verifikimi për dëmet në banesa e biznese

Babë e bir humbën jetën në Lushnje, ja si paraqitet gjendja

Dy ditë pas shpërthimit në Lushnjë, ku babë e bir humbën jetën, tre personat e plagosur vazhdojnë të qëndrojnë në spital, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Sokol Lumi dhe Bujar Çela, ndodhen ende nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Traumës, ndërsa në Lushnje ndodhet i plagosuri tjetër.

Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa tha se ‘është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.

Ditën e djeshme Prokuroria nisi hetimet në dy pista. Përpos pistës së vjetër, ku dyshohet se shpërthimi erdhi pasi vinçieri preku telat e tensionit të lartë, pista e re është saldimi pranë bombolave të gazit.

Shpërthimi ndodhi pasditen e së premtes (1 mars) teksa një vinç ku ndodheshin dy viktima Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime.

Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë!