AKTUALITET, 3 Mars 2024, 09:06

Iu vu zjarri në oborrin e shtëpisë, kush është pronari i ‘BMW X5’ që u dogj gjatë natës në Vlorë

Iu vu zjarri në oborrin e shtëpisë, kush është pronari

Një makinë tip ‘BMW X5’ është djegur gjatë natës në Vlorë.

Vizion Plus mëson se makina ishte në pronësi të shtetasit A. S.

Mjeti ka qenë i parkuar në oborrine banesës së tij dhe dyshohet zjarrvënie e qëllimshme pasi është spërkatuar me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00:00 në lagjen “24 Maji”, njoftoi më herët policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.