AKTUALITET, 24 Gusht 2023, 22:39

Të shtëna me armë në Shëngjin, dyshohet për një person të plagosur

Të shtëna me armë në Shëngjin, dyshohet për

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar te “Rana e Hedhun” në Shëngjin para pak minutave.

Sipas burimeve, mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Bëhet fjalë për shtetasin A.Nikolla 28 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë deri tani nuk dihen detaje shtesë mbi ngjarjen dhe gjendjen e të plagosurit.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar drejt vendit te ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.