AKTUALITET, 12 Maj 2025, 16:01

A do të numërohen votat e emigrantëve nga Greqia? KQZ tregon se çfarë do të ndodhë

A do të numërohen votat e emigrantëve nga Greqia? KQZ tregon se

KQZ nuk ka përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi votat që kanë ardhur nga Greqia. Përmes një njoftimi zyrtar nga zëdhënësja Drilona Hoxhaj, vendimi i një dite më parë ka të bëjë vetëm mirë administrimin.

REAGIMI

Sqarojmë se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të votuesve nga Greqia.

Vendimi i marrë një ditë më parë, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit.

Komentet dhe opinionet kundërshtuese për këtë akt janë mosonjohje e faktit dhe me raste edhe spekulime.