AKTUALITET, 12 Maj 2025, 16:11

PD rifiton një mandat në Tiranë, Jorida Tabaku kalon pragun nga lista e hapur! Ia morën një karrige Shehajt

PD rifiton një mandat në Tiranë, Jorida Tabaku kalon pragun nga

Partia Demokratike ka rifituar një mandat në Tiranë duke bërë që Jorida Tabaku të kalojë pragun e listës së hapur.

PD i rimori mandatin Partisë Mundësia të Agron Shehajt, duke e çuar totalin e mandateve në Tiranë në 14 mandate.

Ndërsa në rang vendi ka siguruar 51 ulëse në Kuvend, sipas rezultateve paraprake.