TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën malore të Gjinarit, ku Pëllumb Toçi, 54 vjeç, banor i fshatit Pashtresh pranë Elbasanit, humbi jetën. Viktima dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në kanionin e njohur si “Shkëmbi i Vashës”.
Sipas informacioneve paraprake, 54-vjeçari kishte dalë nga banesa mëngjesin e djeshëm për të kërkuar qenin që ruante bagëtitë, i cili ishte humbur në mal. Mbrëmjen e së enjtes, trupi i tij u gjet në ujërat e kanionit dhe u nxor nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja trajtohet si aksidentale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.