TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

14 vjeçari, i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshararin e tij ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çka ka penguar deri tani marrjen në pyetje nga grupi hetimor.
Gazetari Armand Braho raporton se pritet që sot në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të sigurohet dëshmia e autorit të dyshuar të krimit.
Sipas raportit të ekspertizēs mjeko-ligjore, vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër. Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.
Pas krimit, autori ka tentuar tē largohet me makinë, ndërsa xhaxhai i tij ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me të cilën u krye vrasja, e ka larë dhe më pas e ka fshehur, duke penguar hetimet.