TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërkohë që rusët i janë afruar kryeqytetit të Ukrainës, mijëra burra dhe gra të Kievit dhe qyteteve të tjera janë duke u armatosur për t’i bërë ballë ushtrisë pushtuese.
Mediat ndërkombëtare raportojnë për radhë të gjata në qendrat e rekrutimit në Kiev, ndërsa gjatë ditës së djeshme ushtria raportoi se deri më tani ishin regjistruar 37 mijë vullnetarë.
Banorët e qyteteve kryesore ukrainase janë duke u vetëorganizuar për të luftuar kundër rusëve duke marrë armë, kokteje molotov, ndërkohë që kanë bërë gati edhe barrikadat për tanket dhe mjetet e blinduara.
#Ukrainian civilians take up arms against rampaging #Russian forces #Kyiv #UkraineUnderAttack #UkraineRussia https://t.co/pb2j2l2jWV pic.twitter.com/5VB0ArGaAh
— All Lives Matter (@follow_ALM) February 26, 2022
Ushtria ukrainase raportoi për 4 300 rusë të vrarë deri sot në mëngjes si edhe më shumë se 100 tanke të shkatërruar, krahas mjeteve të tjera të blinduara.
Nga pala ruse nuk ka të dhëna mbi humbjet. Në çdo rast, një nivel i tillë humbjesh për rusët në ditët e para të sulmit është tepër i madh.