TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij ka paraqitur një ankesë kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe po kërkon nga paneli i saj i gjyqtarëve që të urdhërojë ndalimin e pushtimit rus.
Përmes një postimi në Twitter, Zelensky, thekson se pritshmëria e Ukrainës është që gjyqi të fillojë javën e ardhshme.
“Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin.
Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, shkruan Zelensky në Twitter.
GJND-ja, e cila ka selinë në Hagë, është gjykata më e lartë e OKB-së dhe vendos nëse një shtet ka shkelur apo jo ligjin ndërkombëtar.
Gjykata nuk mund të ngrejë kallëzime penale kundër krerëve individualë të shtetit.