TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Kryesinë e Kuvendit dhe jo në selinë blu, Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka takuar sot kreun e grupit parlamentar të demokratëve, Enkeljed Alibeaj, i cili shoqërohej nga Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.
Zyrtarja e lartë amerikane shoqërohej ndërkohë nga Escobar dhe ambasadorja Yuri Kim. Takimi vjen 24 orë para se Sali Berisha të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së për të konsoliduar më tej përpjekjen e tij për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare.
Takimi në Kryesinë e Kuvendit është një tjetër shenjë e përplasjes pa kthim të SHBA me Sali Berishën qysh prej kur u shpall “non grata” nga DASH. Nga ana tjetër kohët e fundit përplasja me deklarata mes Berishës dhe SHBA është shtuar shumë.
Në axhendën e zyrtares së lartë amerikane nuk është parashikuar gjithashtu as një takim me presidentin Ilir Meta.









