AKTUALITET, 28 Prill 2022, 23:06

"Deputetët shënuan emrin e Ramës në zarf"/ Shkullaku: Presidenti është caktuar nga KM-ja, "konsultimet" janë si te Big Brother!

"Deputetët shënuan emrin e Ramës në zarf"/
Edi Rama dhe Armand Shkullaku

Armand Shkullaku ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, të cilin e quajti një farsë, pasi sipas tij, Edi Rama e ka caktuar vetë se kush do të jetë Presidenti dhe konsultimet nuk kanë asnjë vlerë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shkullaku tha se deputetët socialistë kanë shënuar emrin e Edi Ramës tek formularët, që gjithsesi të jenë brenda...

"Nga burime të brendshme mora vesh që deputetët të parin kishin vënë emrin e Ramës.

Po e ke parë Big Brotherin, fillimisht votojnë banorët. Pra, i vuri Rama në kuti deputetët.

Pastaj voton audienca, populli shqiptar, që të çojë email.

Ndërkohë ai e ka caktuar, pra produksioni e cakton në fund fituesin. Edi Rama e ka caktuar presidentin, as populli dhe as banorët, deputetët, nuk caktojnë gjë", tha Shkullaku.