AKTUALITET, 29 Prill 2022, 08:54

E dërguara e DASH në Tiranë! Pas Varhelyi, sot do të takohet me Ramën, Alibeajn, Tabakun e Bardhin

E dërguara e DASH në Tiranë! Pas Varhelyi, sot do të takohet

E dërguara e DASH në Tiranë! Pas Varhelyi, sot do të takohet me Ramën, Alibeajn, Tabakun e Bardhin

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried ndodhet në Tiranë. Ajo do të takohet ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama dhe me tre zyrtarët demokratë, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn. 

Donfried mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e kaluar. Ajo u takua me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, i cili gjithashtu zhvilloi takim në Shqipëri, në kuadër të anëtarësimit të vendit në BE.

Në takim të pranishëm ishin edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim.

Takimi mes Donfried dhe Alibeajt pritet të zhvillohet në orën 10:45 në Kryesinë e Kuvendit. Më pas, zyrtarja pritet të shkojë edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama në orën 12:00.

Gjatë vizitës së saj, ajo do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus.

E po ashtu, pritet të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.