AKTUALITET, 27 Korrik 2022, 13:06

Xhelal Mziu 3 orë në pyetje nga SPAK, zbulohet arsyeja

Xhelal Mziu 3 orë në pyetje nga SPAK, zbulohet arsyeja

Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu u thirr në SPAK ku për 3 orë dha dëshminë e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit.

Kryebashkiaku aktual i Kamzës kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre.

Në kallëzimin e tij Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë.

Referuar ligjit të urbanistikës parashikon që leja me sipërfaqe 2000 m2, 3% t’i kalojë bashkisë për banesa sociale.