TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, i ka anuluar darkën zyrtare kryeministrit Edi Rama.
Berisha u shpreh se gjatë takimeve të tij në Strasburg, “u shkrinë të gjitha mashtrimet, disinformimet që Edi Rama me veglat e tij ka bërë në atë institucion”.
“Sot në mëngjes u ktheva nga një udhëtim një ditor në Strasburg, i ftuar nga grupi i partisë popullore ne asamblenë parlamentare të këshillit të Europës, për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen në Shqipëri.
Kësaj here, pas 13 vitesh, unë përsëri aty isha në shtëpinë time dhe pata një pritje shumë miqësore dhe të përzemërt. Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite.
Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë.
Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën. Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë.
Por tani po informoj shqiptarët se unë aty isha zëri i tyre, zë që u paraqiti grupeve parlamentare të vërtetat mjerisht pak të njohura mbi regjimin e Edi Ramës, narkoshtetin dhe narkodiktaturën në Shqipëri. Mendoj se ishte shumë e dobishme dhe e domosdoshme që parlamentaret e grupeve kryesore parlamentare siç është grupi i PPE në këtë institucion, të mësonin me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme, të vërtetat e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të cilat u ndoqën me interes shumë të madh.”, tha ai.
U kuptua se u bë më e qartë se çpërfaqëson ky person të cilit për herë të parë në histori dhjetëra vjeçare ky institucion i anulon darkën zyrtare”, deklaroi kreu i PD-së.
Sali Berisha: Falenderoj kryetarin e grupit parlamentar të PPE për seancën që i kushtoi problemeve të Shqipërisë dhe opozitës shqiptare.
Unë mund të them se me këto takime shkrinë të gjitha mashtrimet, disinformimet që Edi Rama me veglat e tij ka bërë në atë institucion, dhe u kuptua e u bë më e qartë se çpërfaqëson ky person të cilit për herë të parë në histori dhjetëra vjeçare ky institucion i anulon darkën zyratre. Ia anuluan darkën zyrtare.