AKTUALITET, 25 Tetor 2023, 16:47

Stuhi shiu dhe breshër, çfarë do të ndodhë me motin deri në fundjavë

Stuhi shiu dhe breshër, çfarë do të ndodhë me motin

E gjithë java pritet të jetë me reshje shiu të dendura dhe vranësira, ndaj është e rëndësishme të jeni të përgatitur. Gjatë fundjavës pritet një përmirësim i motit por sërish do të ketë reshje lokale.

Kjo e mërkurë ka nisur me reshje shiu dhe vranësira. Në fundjavë, situata duket se do të normalizohet, por ende mund të ketë reshje të dobëta lokale.

Anira Gjoni eksperte e IGJO-së, thotë se temperaturat do te jene 1-3 gradë mi normën. Por gjithësie duhet të jeni të përgatitur për të përballur këto ndryshime, ndaj mos harroni që të mbani me vete një çadër dhe një  xhaketë shtesë.