TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të njohë vendimin e Gjykatës së Posaçme që cakton ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimin e pasaportës për ta penguar të dalë nga vendi, Policia e Shtetit i ka dërguar me postë njoftimin ku e njeh me vendimin e GJKKO-së.
Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i grupimit të Berishës, Flamur Noka nëpërmjet sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Ivi Kaso, i kujton kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që korrespondencat në raste të të tjera të lidhen vetëm me subjektin politik dhe jo për shtetas të caktuar.
Kujtojmë se sot u mbaj një tjetër seancë për Berishën në GJKKO, e cila i caktoi madje edhe një avokat nga shteti. Do të jetë Artan Simoni, pjesë e Dhomës së Avokatisë së Tiranës, i cili do të ndjekë procesin gjyqësor, pas braktisjes së dy avokatëve që përfaqësojnë ish-kryeministrin.
