AKTUALITET, 8 Dhjetor 2025, 23:29

Strategjia e SHBA trondit Evropën, Abilekaj: Për ne shqetësim duhet të jetë Kosova

Strategjia e SHBA trondit Evropën, Abilekaj: Për ne shqetësim

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA, ku ka një qasje kontroverse për Evropën. 

Abilekaj tha se Shqipëria në mesin e kësaj "lufte" mes administratës Trump dhe evropianëve, duhet të shqetësohemi për Kosovën. 

"Ajo që na intereson më shumë si Shqipëri, është marrëdhenia me BE dhe Rusinë. Po shohim në bisedimet për Ukrainën, marërdhënia me BE po ftohet në funksion të një marrëdhënie më të mirë me Rusinë. Mos rënia dakord me Zelensky-n dhe dalja e Zelensky-t me evropianët, që marrëveshja është pro ruse, pra Rusia për SHBA nuk është më armiku por është Kina. Ka një joshje për Rusinë, që të jetë një e përkëdhelur, që të mos bashkëpunojë më me Kinën.

Në funksionin e Shqipërisë, kjo është shumë e rrezikshme. Nëse Rusisë, i jepen mundësi të ketë më shumë zgjedhje, ndërhyrje, në rajonin e ish bashkimit sovjetik, do të kërkojë më shumë influencë dhe Ballkani është pjesa kryesore. Fronti i madh është Kosovë-Serbi. Kjo na shqetëson. Kemi një BE që përveçse nuk ka unifikim të qëndrimit, ka edhe varësi ushtarake dhe kibernetike nga SHBA, varësi energjie nga të gjithë vendet e botës. Lufta e parë që bëri Trump, ishte lufta e lëndëve të para me Kinën. Lindjen e Mesme, që kishte më shumë influencë ndaj Kinës, tani ka më shumë influencë me SHBA.

Europa furnizohet me gaz nga SHBA. Kjo dobësi e Evropës mund të na bëjë të humbasim betejën ku e kemi", tha Abilekaj.