TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për dokumentin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-ve, ku thuhet se Evropa përballet me "zhdukje të civilizimit" në 20 vitet e ardhshme.
Gjinishi tha se zhdukja e civilizimit nuk mund të lidhet me emigracionin, pasi është shumë më e thellë se kaq, ndërkohë që tha se Evropa nuk mund të rregullohet me imponimin e SHBA-ve dhe me mbështetjen e forcave të ekstremit të djathtë.
"Lidhur me asimilimin kulturor ku përmend emigrantet. Vetë SHBA, janë një shtet i formuar nga emigracioni. Në raport me Europën që kritikon, nuk ka as një shtet europian të ketë gjysmën e shifrave të emigracionit në Amerikë. “Zhdukja e civilizimeve”, është më e thellë se kaq. Civilzimi nuk ka të bëjë me ideologjinë por rrënjët historike.
A mund të ndryshojnë performancat e civilizimeve? Patjetër. Civilizimet ecin, nuk e shoh emigracionin, është problem por nuk e shoh këtë, pavarësisht se vetë Evropa ka ngritur pikëpyetje për identitetin kulturor. Por shqetësimi më i madh i Evropës, ka qenë influenca amerikane, Evropa pas viteve '90 ka luftuar për identitet të vetin Evropian, që nuk e ka mbërritur.
Ajo që më shqetëson, reagimi i vendeve evropiane. Kemi zhvendosje të konceptit transatlantik në kohën e Trump. Evropa nuk shihet si aleat, por si një partner jo strategjik, porn ë bazë të reciprociteit. Të tjerat, mënyra sis heh mbështetjen e forcave populiste, të djathta ekstreme, jam dakord se është dështim i të majtës liberale, por nuk rregullohet me imponim që të vijë nga jashtë.
Nuk mund të sulmohen qeveritë eurooiane, të thueht se ato janë kundër lirisë, demokracinë, shtypin opozitat. Kjo është shumë e tepruar. Ndërkohë, që nga ana tjetër, ai thotë jam kundër eksperimentit amerikan në Lindjet e Mesme por të qëndrojnë monarkitë.
Mediat evropiane e quajtën kryqëzatë ideologjike. Reagimi i eurodeputetëve ishte i rëndë. Trump ka prishur neutralitetin e SHBA me vendet evropiane. Ka ndërhyrë shumë fortë. Edhe herën e parë quajti vendet e BE “rrezik kombëtar”. U tërhoq nga marrëveshja me armët bërthamore me Iranin, urdhëro ku e ke sot Iranin", deklaroi Gjinishi.