AKTUALITET, 8 Dhjetor 2025, 21:52

“CIA paralajmëron protesta të studentëve”, gazetari Dervishi nxjerr shkresën e Sigurimit të Shtetit një muaj para Dhjetorit '90

“CIA paralajmëron protesta të studentëve”, gazetari

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zbuloi një shkresë sekrete të Sigurimit të Shtetit në 13 nëntor 1990, që i referohej burimeve nga CIA, se do të kishte protesta nga studentët dhe më pas nisi lëvizja e Dhjetorit.

"Jemi në vitin 1990. Ramiz Alia e shtrëngoi ta mbante pushtetin, lexohet te të vrarët në kufi, po vriteshin njerëz në kufi. Po pse Ramizi u shfaq ndryshe në nëntor-dhjetor? Në atë periudhë kanë përdorur fishekun e fundit, arin, që u nxorr për të blerë bukë. Një sasi e arit u luajt dhe në bursë dhe u humb, mendohet se këtu kanë qenë amerikanët, që këta të mbeteshin keq dhe të negocionon.

Nëse kemi një Ramiz të fortë në fillim të vitit, tregon se donte ta mbante pushtet. Por në dhjetor shkojnë i thonë buka është me ditë. Në nëntor vjen një informacion i sigurimit, që thotë sipas CIA do të fillojë lëvizja studentore. Në dhjetor ndodh.

Duket sikur Ramiz Alia, ishte vetë që kjo të ndodhte, sepse i kishin shtrënguar historinë. Po të lexosh, është i vendosur midis studentëve dhe pushtetit të egër komunist.

Studentët i besonin atij. Madje shkoi deri atje, kur Arben Imami dhe Blendi Gonxhe, i thonë janë dhe ca që ngrejnë dy gishta lart, por ne i thamë ti ulin. T'ja prisni atyre tha Ramizi…", tha ndër të tjera Dervishi.

“CIA paralajmëron protesta të studentëve”, gazetari